• |
ide | kryesore

Agnesa Vuthaj nën akuzë, dyshohet për pazare me kurorën e “Miss Kosova”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Zgjedhja e Miss Universe Kosova, e një vajzë nga Argjentina ka nxitur reagime të mëdha nga ata që merren me këtë fushë. Madje ka pas zëra se kjo përzgjedhja është si rezultat i ndonjë pazari mes organizatores,Agnesa Vuthajt dhe argjentinases, Camila Barraza.
Alban Haziri, pronar i Alban’s Models Group, “AMG”, i cili në garat e bukurisë që ka organizuar ka nxjerrë në pah bukurinë kosovare, siç është rasti i Diana Avdiut dhe shumë vajza të tjera thotë se vetëm në Kosovë, ndodh ajo që u pa mbrëmë në organizimin që bëri Vuthaj. “Kjo ndodhë vetëm në Kosovë dhe askund tjetër. Një Miss pos bukurisë në një garë ndërkombëtare, përfaqëon edhe kulturën dhe traditen e atij vendi që përfaqëson. Në rastin konkret cilën kulturë do ta përfaqësojë vajza nga Argjentina; atë të Kosovës apo Argjentinës?!”, ka thënë Albani për Magazina.al
Për më tepër Albani, dyshon se e gjitha ishte një pazar mes fitueses dhe organizatores. “Këtu lind dyshimi që është prezentë çdo herë të organizimet e Agnesa Vuthajt; shitblerja e cmimit të parë. Nuk besoj se vajza nga Argjentina do udhëtonte aq larg për një garë, nëse nuk do merrte garanca se do zgjidheej Miss”, ka thënë proanari i Alban’s Models Group, “AMG”. Albani, ka thënë se bukuria shqiptare është e dëshmuar tashmë dhe ideja për të kërkuar diku tjetër femra është një nënqim që u bëhët vajzave nga Kosova.