• |
ide | kryesore

Sa duhet të zgjatë seksi që zonja të përjetojë kënaqësi maksimale?

Arkiva, Stil
landscape-1452199776-st-best-sex-160106-780x439.jpg



Se sa duhet të zgjatë seksi është pyetje që rrallëherë merr përgjigje adekuate, e sidomos kur është fjala për atë se sa duhet të zgjatë seksi që gratë të kënaqen në maksimum.
 
Një studim i vitit 2015 nga Journal of Sexual Medicine kishte zbuluar se periudha mesatare e marrëdhënieve seksuale është diku 5.4 minuta. Por, a është e vërtetë kjo?
 
Një studim tjetër tregon se gjatësia mesatare e seksit është rreth 7.5 minuta, sipas Rachel Hills, autore e The Sex Myth.  (Fatkeqësisht dy studimet kanë marrë parasysh vetëm të dhënat e çifteve heteroseksuale, prandaj nuk janë krejtësisht të kompletuara.)
 
Gjithashtu duhet të ceket se statistikat nuk e kanë përfshi paralojën, e cila është kruciale për kënaqësinë seksuale. Një studim i vitit 2004 i publikuar në Journal of Sex Research ka zbuluar se pjesëmarrësit më së shumti ishin kënaqur me 11-13 minuta paralojë, të ndjekur më pas me 7-8 minuta marrëdhënie seksuale.
 
Kjo është gjë e mirë, por jo aq sa pjesëmarrësit kishin dashur: dyfishin e kohës për seks! Prandaj, ndoshta është që gratë preferojnë më shumë minuta paralojë dhe pastaj 14-16 minuta seks në shtrat. A tingëllon kjo si diçka që mund të bëhet? Patjetër që po!
 
Megjithatë, cili është çelësi për seks më të gjatë? Terapisti i seksit dhe terapisti i licencuar familjar dhe martesor, Ian Kerner, autor i She Comes First, thotë se paraloja është përgjigja për seks më të gjatë.
 
“Gjithmonë i inkurajoj çiftet të shpenzojnë më shumë kohë në paralojë sesa në seks”, ka thënë ai për SELF. /Telegrafi/