• |
ide | kryesore

Facebook censuron foton që fitoi Pulitzer, gazetarët kundër Mark Zuckerberg

Arkiva, Planet
facebook-ceo-mark-zuckerberg (1).jpg



Nëse një lajm që publikohet në Facebook me këtë foto ikonë të luftës në Vietnam, ku duket kjo vajzë e vogël që i largohet sulmit me napalm, atëherë Facebook, automatikisht do ta heqë lajmin dhe do të pezullojë përkohësisht llogarinë në rrjet.

Foto klasifikohet automatikisht si pornografi, pavarësisht se është një nga më të vlerësuarat në gazetarinë perëndimore. Autori i saj, fotografi i Associated Press, Nick Ut fitoi çmimin Pulitzer, pasi provokoi ndjenjat e amerikanëve gjatë luftës në Vietnam.

Mark Zuckerberg është kritikuar nga media për këtë “redaktim” kompjuterik që i bën lajmeve, pa konsideruar vlerat reale që përmbajnë fotot, si në rastin e mësipërm. Kryeredaktori i një gazete norvegjeze shkroi një letër të hapur për Zucker berg, ku shprehu zhgënjimin, madje edhe frikën e tij nga algoritmet e Facebook dhe ndkimin e tyre në lirinë e fjalës.  

Espen Egil Hansen tha se gazeta e tij, “Aftenposten” fillimisht mori një email nga Facebook për ta hequr foton e vajzës së zhveshur.

“Ende pa kaluar 24 orë pas emailit, para se të kisha kohë të përgjigjesha, ju ndërhytë dhe e hoqët artikullin, po ashtu edhe pamjen nga profili i Aftenposten“ ka shkruar Hansen.

Ankesat e tij u pasqyruan gjerësisht në mediat norvegjeze.

“Ti krijon rregulla që nuk bëjnë dallime mes pornografisë për fëmijët dhe dhe foto të famshme lufte” shkroi Hansen për Zuckenberg.

“Pastaj ti i praktikon këto rregulla duke mos lënë hapësira për një gjykim të mirë. Ti madje censuron kritikat kundër teje dhe diskutimet për një vendim, madje edhe e ndëshkon personin që guzon të ngrejë zërin për të të kritikuar” shkroi Hansen duke e përshkruar Zuckerbergun si “redaktori më i fuqishëm në të gjithë botën”.

Zuckerber është përpjekur ta zbusë presionin për rolin që ka Facebook në përzgjedhjen e artikujve dhe fotove që mund të shohin njerëzit.

“Jemi një kompani teknologjike, nuk jemi një kompani mediatike”, tha ai muajin e kaluar. “Nuk e prodhojmë ne përmbajtjen e rrjetit social” u justifikua Zuckerberg.

Por disa ekspertë të media, nuk janë dakort me këtë.

“Me hir apo pahir, Facebook luan një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e lajmeve” është shprehur Jeff Jarvis, profesor i gazetarisë në “City University” në Neë York.

“Ky është një shembull se përse unë shpeshherë them se Facebook ka nevojë për një gazetar shumë të mirë” thotë profesori/ Lapsi.al