• |
ide | kryesore

Tension i madh në pelegrinazhin e Mekës

Arkiva, Planet
mek.jpg



Afro një miolionë e gjysëm besimtarë janë nisur që të premten për pelegrinazhin e përvitshëm në Mekë (haxh për muslimanët) që do të zhvillohet nga 10 deri në 14 shtator. Por ky pelegrinazh në fund të të cilit mendohet që të marrin pjesë deri në 2 milionë persona këtë vit po zhvillohet nën tension të madh njofton AFP e cituar nga Lapsi.al. Për

Sipas agjensisë francize të lajmeve qyteti i shenjtë është ende i shenjuar nga nga lëvizja massive e turmave që solli vdekjen e afro 2400 personave sezonin e kaluar. Kjo shifër i atribuohet një kalkulimi të Associated Press që ka bërë mbledhjen e viktimave që ka raportuar sejcili vend. Nga ana tjetër Arbabia Saudite flet për jo më shumë se 800 viktima.

Por kjo tragjedi ka shtuar edhe më shumë tensionet mes Arabisë Saudite dhe Iranit. Iranianët nuk do të marrin pjesë në 2016, në këtë pelegrinazh që konsiderohet si një nga pesë shtyllat e islamit.

Ajatollah  Ali Khamenei udhëheqsi shpirtëror i shitëve iranianë ka mbledhur 464 familjet e të vdekurve të vjetshëm dhe ka deklaruar para tyre se nje vend si Arabia saudite nuk e meriton të menaxhojë vendet e shenjta të muslimanëve dhe nëse kjo vazhdon të ndodhë “bota muslimane do të përballet me problem më të mëdha” (AFP/Lapsi.al). Irani vazhdon ti kërkojë llogari Arabisë Saudite që nuk ka kërkuar falje dhe që nuk ka lejuar një hetim ndërkombëtar të muslimanëve për këtë ngjarje. Irani ka kërkuar dëmshpërblimin e familjeve të të vdekurve dhe për këtë arsye nuk i ka lënë besimtarët e këtij vendi të udhëtojnë këtë vit drejt Mekës.

Nga ana tjetër, monarkitë arabe sunite të Golfit, të udhëhequar nga Arabia saudite, i kanë dënuar menjëherë këto qëndrime duke i konsideruar ato si ofenduese dhe të pavend.

Nga ana e tij myftiu i mash saudit  Abdel Aziz al-Cheikh ka shkuar më tej duke deklarauar se “iranianët nuk janë aspak muslimanë”(AFP/Lapsi.al).

Gjithnjë gjatë pelegrinazhit të Mekës ka pasur tradhedi nga lëvizjet e pakontrolluara të turmave por ajo e 2015 ishte më e madhja e çerekshekullit të fundit. (Lapsi.al)