• |
ide | kryesore

Juventusi sërish fitore, shkëlqen Higuain (Video e tre golave)

Arkiva, Sport
piani.jpg



Juventusi ka arritur një tjetër fitore në Serie A. Në javen e tretë, ‘Zonja e Vjetër’ ka mposhtur 3:1 Sassuolon, në një ndeshje ku shkëlqeu Gonzalo Higuain 

i cili realizoi dy gola.

Higuain hapi serinë golave në minutën e pestë, teksa shënoi të dytin personal dhe për ekipin e tij, pesë minuta më vonë. Golin e tretë e shënoi transferimi tjetër i kësaj vere, Miralem Pjanic, në minutën e 27’të. Mysafirët reaguan shpejt duke ngushtuar epërsinë në 3:1 në minutën e 33’të.

Megjithatë, ky doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes pasi edhe përkundër minutave të shumtë që kishin mbetur, rezultati nuk ndryshoi.

Juve tani gjendet në krye të tabelës me nëntë pikë, tre më shumë se Genoa e Sampdoria, por që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar