• |
ide | kryesore

11 shtatori/ Çfarë qëndron pas “Njeriut që bie” (FOTO)

Arkiva, Planet
Drew-05_a_206004b-780x439.jpg



Ngjarja që mori vëmendjen më të madhe të medieve botërore, 11 shtatori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me më së shumti fotografi dhe video, disa nga to u konsideruan si pamje të rënda për publikun.

Disa pamje shfaqin rreth 200 njerëz duke u varur në muret e jashtme të Kullave Binjake, në pamundësi për të gjetur ndonjë rrugëdalje nga flakët dhe tymi që kishin kapluar ndërtesat.

Një fotografi e njohur si Njeriu në Rënie (the Falling Man), përcjell Tema, u cilësua si pamja më e rëndë për opinionin amerikan.

Gazeta New York Times e kishte publikuar fotografinë në faqen 7, dhe të nesërmen kishin shpërthyer kritikat e ashpra ndaj saj.

Pasi kishte kaluar pak kohë, autori i fotografisë Richard Drew ishte thirrur për ta hulumtuar subjektin në fotografi për ta identifikuar njeriun që bëri gjithë këtë histori.

I fotografuar fiks në orën 9:41:15 të atij mëngjesi tragjik, duke rënë nga Kulla Veriore, besohet të ketë kërcyer nga niveli më i lartë.

Në bazë të veshjeve të tij, pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë, besohet të ketë qenë shërbyes në restorantin “Dritarja e botës”, në katin më të lartë të Kullës Veriore.

Ky restorant ka humbur 79 punëtorë.

Njëri nga këta punëtorë, Norberto Hernandez, i cili kishte punuar në kuzhinën e restorantit, i ngjan më së shumti “njeriut në rënie”. Kjo është konfirmuar edhe nga vëllai dhe motra e tij.

Image result for the Falling Man Image result for the Falling Man Image result for the Falling Man Image result for the Falling Man Image result for the Falling Man Image result for the Falling Man