• |
ide | kryesore

Çmendet Baloteli, shënon dy gola në debutimin me Nice (VIDEO)

Arkiva, Sport
gettyimages-602418910.jpg



Përfundon makthi i Mario Balotelit. Pas asaj që kaloi te Liverpuli duket se sulmuesi italian ka gjetur veten te skuadra e re e Nice. Supermario ka shënuar 2 gola që në ndeshjen e parë kundër Marsejës. Balos iu deshën vetëm 7 minuta të shënonte golin e parë megjithëse me penallti. Golin e dytë Baloteli e shënoi në minutën e 78-të kur Nice gjendej në disavantazh 1-2 duke barazuar rezultatin. Nice shënoi edhe golin e tretë pak minuta më pas./lapsi.al/