• |
ide | kryesore

Dy gola të Icardit i japin Interit fitoren e parë (VIDEO)

Arkiva, Sport
icardi-780x439.jpg



Interi ka fituar në fund ndaj Pescara me rezultatin 2-1 falë dy golave të sulmuesit kryesor, Mauro Icardi. Pjesa e parë u dominua nga skuadra e Frank De Boer, por pa arritur të gjejë golin e epërsisë. Kur u duk se Interi do të kaloj në epërsi atëherë ndodhi e kundërta, pasi Pescara gjeti golin me Jean-Christophe Bahebeck, i cili shënoi vetëm 4 minuta pas futjes në fushë në minutën e 63-të.

Ishte i përhershmi, Mauro Icardi, i cili shënoi në minutën e 77-të një gol të bukur me kokë pas harkimit të Ever Banegas. Deri në fund të takimit, Interi rriti sulmet për të kërkuar golin e fitores dhe e gjeti përsëri me sulmuesin e saj kryesor Mauro Icardi, i cili shënoi pas minutës së 90-të një gol të bukur duke i siguruar fitoren skuadrës së tij.