• |
ide | kryesore

Lorik Canaj: “Kombëtarja nuk duhej të ndahej, elita duhej të qëndronte tek Shqipëria”

Arkiva, Sport
lorrr.jpg



Më në fund edhe Lork Cana ka dhënë mendimin e tij për një apo dy kommbëtare. Në një intervistë për emisionin Chick në nevs 24 ai ka thënë shprehimisht se nuk ishte mirë që kombëtarja të ndahej duke e përligjur atë me peshën që kjo skuadër ka marrë për mbarë kombin shqiptar: "Unë kam thënë që në fillim që Kombëtarja shqiptare e futbollit ka marrë një rëndësi përtej sportit. Ne tashmë jemi shembull për të rinjtë, jemi simbol i këtij kombi, pasi kemi bashkuar shumë vlera dhe arritje. Nëse nuk do të kishim kaq shumë rëndësi të madhe, kjo gjë do të ishte pak më e zbehtë. Nëse Kombëtarja do të kishte rezultate më të dobëta si vitet e para, sigurisht që ky diskutim i madh nuk do të ishte bërë. Është shumë bukur kur sheh shumë njerëz bashkë që festojnë, trishtohen, zhgënjehen, por edhe shahen bashkë. Nuk ishte e arsyeshme që të ndahet Kombëtarja shqiptare.
 
Pra, jeni për një kombëtare?
 
Unë e kam mbështetur shumë sportin në Kosovë dhe kam dhënë kontribut të veçantë, edhe për pavarësinë e sportit në Kosovë. Sporti aty nuk ka pasur asnjë zhvillim dhe asnjë mundësi për të realizuar një ëndërr. Njohja e sportit ka qenë gjëja më e bukur. Kam qenë i mendimit që elita e futbollit në aspektin kombëtar të qëndrojë te Shqipëria.
 
Kam qenë i mendimit që te Kosova të ketë një nivel më të ulët përfaqësimi në nivelin kombëtar, por nuk vendos unë. I kam thënë Vokrrit që do t’i mbështes dhe sigurisht që do të shkoj për të parë ndeshjen. Kam besim se edhe Kosova të jetë e suksesshme sepse ka shumë talente.