Mund tu duket rastësi por ngjarja e tmerrshme që ndodhi në 11 shtator të vitit 2001 ka një koiçidencë të frikshme me numrin 11-të.
Më poshtë do ju njohim me rastësitë që lidhen me numrin 11-të:
Qyteti New York City ku ndodhi tragjedia e 11 shtatorit të vitit 2001 ka 11 gërma. Aeroplani i parë që u përplas në kullat binjake kishte numrin 11 të fluturimit. George W. Bush, presidenti në detyrë kur u sulmuan Kullat Binjake, ka 11 gërma.
Këto por edhe disa rastësi të tjera e mbështjellin ngjarjen më të rëndë që ka ndodhur në territorin e SHBA-së me një numër fatkeq, atë 11.
Ekzistonte dhe një lloj rastësie tjetër po brenda kësaj ngjarjeje.
Nëse bëjmë disa kalkulime në datat dhe në numrin e viktimave, shuma e tyre përsëri na jep numrin 11.
Pra, ashtu si në rastin e rastësive mes vrasjes së presidentit Abraham Linkoln, por edhe të John Kennedy, rastësia e ngjarjes së 11 shtatorit të vitit 2001, është mjaft interesante.
-New York City, qyteti ku ndodhi ngjarja ka gjithsej 11 gërma. New York është shteti i 11-të i SHBA-së.
-Afghanistan, shteti ku u fshehën autorët e vërtetë të sulmit ka gjithsej 11 gërma
-Ramsin Yuseb, terroristi, i cili ka kërcënuar se do t’i shkatërrojë kullat binjake në vitin 1993, po ashtu ka gjithsej 11 gërma.
-George W Bush, presidenti në detyrë kur u goditën dy kullat, po ashtu ka 11 gërma.
-Aeroplani i parë i cili është përplasur në kullat binjake ka patur numër fluturimi 11. Fluturimi numër 11 ka bartur 92 persona (9+2=11)
-Fluturimi numër 77, cili po ashtu është përplasur për kullat binjake, ka bartur 65 udhëtarë (6+5=11)
– Numri total i viktimave në avionët e rrëmbyer ka qenë 254 (2+5+4 =11).
-Tragjedia ka ndodhur me 11 shtator, apo ashtu si tani është e njohur 9/11 (9+1+1=11)
-11 Shtator-i është dita e 254 më radhë në vitin kalendarik. Prapë kemi (2+5+4=11).
-Kjo datë është e ngjashme me numrin e emergjencës së servilit telefonik 911 (9+1+1=11)
-Bombardimi i Madridit ka ndodhur me 3/11/2004 (3+1+1+2+0+0+4=11)
-Tragjedia e Madridit ka ndodhur 911 (9+1+1=11) ditë pas incidentit të kullave binjake.
Viktimat shqiptare të 11 shtatorit
Viktor Saraçini, 51 vjeç, pilot në një prej katër avionëve të rrëmbyer nga terroristët. Saraçini, banor i Pensilvanisë ishte i martuar, me dy fëmijë. Punonte si komandant fluturimi në kompaninë “American Airlines” dhe pikërisht me fluturimin 175 i nisur nga Bostoni në Los Angeles, por u përplas me njërën prej Kullave Binjake.
Rrok Camaj, shqiptar nga Malësia e Madhe, 60 vjeç. Punonte në njërën prej kullave binjake, ku pastronte xhamat nga jashtë. Rrok Camaj ishte në katin e 105-të kur i telefonoi të birit, Vincent, për t’i dhënë lamtumirën dhe për t’i thënë se tani ai do të ishte në duart e zotit.
Simon Dedvukaj, shqiptar nga Mali i Zi, punonte në Qendrën Botërore të Tregtisë si përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake, i porsamartuar me Elizabetën nga Shqipëria, me shpresa të mëdha për jetën e familjen, Simoni me personalitetin e tij dëshmonte fuqishëm se edhe kur ke lindur në Amerikë me prindër shqiptarë është e mundur të ruash e të çosh më tej gjuhën, traditat e kulturën shqiptare.
Mon Gjonbalaj, shqiptar nga Kosova, 65 vjeç. Punonte prej 30 vitesh si portier në njërën prej kullave binjake. Mon Gjonbalaj e donte shumë punën dhe refuzonte të dilte në pension, megjithëse e kishte mbushur moshën. Në telefonatën e fundit nga kati i 86-të i kullës binjake numër dy, amaneti i tij ishte që fëmijët e tij të bëheshin të fortë dhe ta mbanin familjen të lidhur ngushtë.
Numrat e 11 shtatorit
2819 viktima
343 zjarrfikës dhe punonjës të ndihmës së shpejtë të vrarë
1609 njerëz humbën bashkëshortët
3051 fëmijë humbën një prind
1.506.124 tonë mbetje u lëvizën nga Kullat
146.100 vende pune u humbën
105 miliardë dollarë ishte dëmi pas sulmeve
600 milionë dollarë ishte kostoja e pastrimit
422 000 amerikanë vuajtën pasojat pastraumatike pas sulmeve