• |
ide | kryesore

Bleona nuk i shqitet Rozanës, vazhdon përplasja për borxhin

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Ndonëse larg Shqipërisë, këngëtarja Bleona Qereti ka arritur të tërheqë sërish vëmendjen në këtë natë të parë të “Dance With Me”. Bëhet fjalë për një kërcënim publik që këngëtarja i drejtoi mikeshës së saj Rozana Radi; “A do na i jepni ato 2 mij eurot që na keni borxh apo të fillojmë të bërtasim ne?”, të cilin Rozi e fshiu.

Por, Bleona nuk e la me kaq. Në një tjetër foto të Rozanës në Instagram, Bleona shkruan sërish: LEKET!!!

Nuk dihet se për çfarë borxhi bëhet fjalë pasi vetë Bleona nuk e specifikon. Po ashtu, nuk është e qartë se përse portalet si blitz.al, ia faturojnë këtë kërkesë të Bleonës, regjisores Vera Grabocka, kur vetë këngëtarja ia përmend Rozanës.