• |
ide | kryesore

Marina me Getin për pushime, Manushi i ruan “nderin”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Ndonëse sezoni i ri televiziv ka nisur tashmë, bukuroshja e madhe Vjollca po vazhdon pushimet përrallore në ishujt Maldive. Në çift, me reperin Getoar Selimi, Marina duket se nuk e vuri “ujin në zjarr” që t’i kthehet punës në Top Channel.

“Procesi Sportiv” ishte në transmetim të dielën mbrëma por mungesa e bjondes shoqëruese të Manushit u vu re menjëherë. Vetë prezantuesi sportiv u duk si në siklet kur për herë të dytë brenda pak kohësh, iu desh të japë “llogari” për partneren e tij.

“Marina nuk do të jetë sot në emision, sepse ka marrë leje të zgjatur. Ajo do të kthehet një javë më pas” – tha Edi Manushi, vetëm pak kohë pasi mohoi zërat për largimin e Marinës nga ekrani i Top Channel.