• |
ide | kryesore

Ndodh në Shqipëri/ Në “Elbasan Arena” hiqen stolat që të mos i thyejnë tifozët (FOTO)

Arkiva, Sport
1_1473701424-8886258.jpg



Nuk kanë fund çudirat në futbollin shqiptar.

Rasti më i fundit vjen nga Elbasani, ku Partizani u kanë bërë kërkesë drejtuesve të stadiumit “Elbasan Arena” që të heqin stolat ku do të vendosen tifozët e kuq për ndeshjen e sotme kundër Vllaznisë, shkruan Panorama Sport.

Arsyeja, sa e paprecedent aq edhe qesharake: mbështetësit e kuq mund t’i thyejnë stolat në nerva e sipër gjatë ndeshjes. Ndaj, për t’iu shmangur përgjegjësive apo ndonjë ndëshkimi të mundshëm, ata kanë gjetur këtë zgjidhje të pazakontë.