• |
ide | kryesore

Tifozët e Partizanit përplasen me skuadrën e tyre (VIDEO)

Arkiva, Sport
Tifozet-2.jpg



Tifogrupi i Partizanit, “Ultras Guerrils” është përplasur me skuadrën e tyre pas përfundimit të ndeshjes kundër Vllaznisë në “Elbasan Arena”. Barazimi 0-0 nuk u ka pëlqyer “të kuqve”. Tifozët e paktë në stadium kanë shpërthyer kundër trajnerit Adolfo Sormani. Ata nuk kanë pranuar të përshëndesin skuadrën pas fundit të takimit duke u kërkuar të mos afrohen.

Në një deklaratë të “Ultras Guerils” thuhet: “Reagimi i UG i drejtohej fillimisht Xhanotit e bashkë me të edhe Sormanit, për vetë arrogancën e injorancën e treguar gjatë merkatos dhe po ashtu dhe për përçarjen e skuadrës me formacione të çuditshme. Po ashtu çështja ‘Mazrekaj’, ‘Sukaj’, ‘Macron-Joma’ dhe shumë problematika të tjera që e kane zanafillën te Xhanoti e jo me më pak përgjegjësi është edhe superkëshilltari Starova”, – thuhet në reagimin e mbështetësve të kuq.