• |
ide | kryesore

Video pas rrëzimit/ Diskutohet zëvendësimi I Hillari Klinton nga gara presidenciale

Arkiva, Planet
clinton.jpg



 

Video pas rrëzimit/ Diskutohet zëvendësimi I Hillari Klinton nga gara presidenciale

68 vjeçarja vuan nga pneumonia. Mjekët: Ra nga dehidratimi

Kandidatja demokrate në garën për presidentë të SHBA-ve, Hillary Clinton, e cila u ndje keq dje gjatë ceremonisë për 11 shtatorin, është duke u trajtuar për pneumoni.

Mjeku personal i 68-vjeçares tha se ajo vuan nga pneumonia dhe kjo ishte arsyeja përse u ndje keq në ceremoninë përkujtimore të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 15 vite më parë në Nju Jork.

Lajmin e ka konfirmuar sot edhe BBC, e cila i referohet dëshmisë së mjekes që ka informacione mbi gjendjen shëndetësore të saj.

Dr Lisa Bardack ka deklaruar që Hillary është diagnostifikuar me pneumoni ditën e premte dhe ishte duke marrë antibiotik, megjithatë është ndjerë e dehidratuar në ngjarjen në Neë York.

Një zyrtar i fushatës së saj ka bërë me dije se është anuluar udhëtimi për në Kaliforni për shkak të sëmundjes dhe është këshilluar që të rishikojë axhendën e saj.

Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të thërrasë një takim urgjent për të diskutuar mundësinë e zëvendësimit të Hillary Clinton, pas probleme të saj shëndetësore.

Kur kanë mbetur edhe 57 ditë nga votimi për të zgjedhur presidentin amerikan, demokratët po konsiderojnë seriozisht mundësinë e zëvendësimit të Clinton.

Kështu raportojnë disa media amerikane, pas lajmeve të kohëve të fundit se bashkëshortja e Bill Clinton është sëmurë.