• |
ide | kryesore

Nis Champions League. Ndeshjet e sotme

Arkiva, Sport
champions35.jpg



Sonte në mbrëmje do të rikthehet magjia e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në botë, Uefa Champions League. Ajo fillon me sfidat e para në grupet A, B, C dhe D.



Dueli më interesant do të luhet në Paris , atje ku vendasit e Unai Emery presin Arsenalin e Wenger, në një sfidë që premton spektakël.

Të dy skuadrat do të tentojnë të nisin sa më mirë këtë garë dhe për këtë do të luajnë me formacionet e tyre me të mira.

Goal.com ka publikuar formacionin e mundshëm të dy skuadrave, ku për Arsenalin pritet të luajnë dy shqiptarët, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka.



Barcelona pret në shtëpi skocezët e Celtic, duke synuar që të mos përsërisin humbjen ndaj Alaves në fundjavë. Bayerni ndërkohë nuk pritet të ketë shumë probleme me Rostovin. 



Ja të gjitha sfidat e mbrëmjes së sotme



Grupi A

Basel – Ludogorets Razgrad

Paris Saint Germain – Arsenal



Grupi B

Benfica – Besiktas

Dynamo Kyiv – SSC Napoli 



Grupi C

Barcelona – Celtic

Manchester City – Borussia Moenchengladbach (ora 18 00)



Grupi D

Bayern Munich – FC Rostov

PSV Eindhoven – Atletico Madrid 

 

 

Kalendari i plote i grupeve