• |
ide | kryesore

VIDEO/ Barcelona e pamëshirshme, 7 gola në portën e Celtik

Arkiva, Sport
barca.jpg



Barcelona nuk ka pasur aspak mëshirë për Celticun duke e mposhtur me rezultat 7-0. Skuadra e Luis Enriques e nisi mirë ndeshje duke realizuar që në minutën e tretë me Lionel Messin. Celtic ka pasur një penallti, por u prit nga Ter Stegen (24′). Argjentinasi doli në skenë edhe në minutën e 27, ku shënoi për 2-0 me një aksion të bukur me Neymarin. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë fillimisht shënoi Neymar në minutën e 50-të me një goditje dënimi të realizuar mjaftë mirë nga ai. Kataluansit shënuan dy herë brenda dy minutash. Fillimisht shënoi Iniesta pastaj edhe Messi duke e kompletuar het-trikun. Ndeshja nuk mund të mbyllej pa golat e Luis Suarez që e shkoi emrin e tij në listën e shënuesve në minutën e 75′ dhe 88′. Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Cityt dhe Monchengladbach nuk u zhvillua për shkak të reshjeve. /Telegrafi/