• |
ide | kryesore

Besnik Hasi dyshues për dy kombëtaret shqiptare

Arkiva, Sport
hasi.jpg



Edhe ish kapiteni i kombëtares shqiptare Besnik Hasi ka dyshimet e tij lidhur me ekzistencën e dy kombëtareve. Tani në rolin trajnerit të Andërlehtit dhe më pas të Legias së Varshavës ish futbollisti kuqezi  thotë se brezi i tij mund të kishte një ekip me cilësi individuale më të mira, por pa dyshim që asokohe futbollistët kuqezi nuk kishin ambicien e këtyre që luajnë sot.
Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ish-mesfushori i Shqipërisë, sot trajner i Legias së Varshavës, pohon se rasti i Milot Rashicës mund të ishte trajtuar më me kujdes nga pala shqiptare, por gjithsesi nuk e bën me faj De Biazin.
 
Hasi shprehet se nuk do të donte të ishte në pozitën e futbollistëve të sotëm nga Kosova, të cilët duhet të zgjedhin mes dy përfaqësueseve, por thekson se ndarja në dy skuadra sjell më pak cilësi në secilën prej tyre.