• |
ide | kryesore

Foto e rrallë/ 68 vajzat që dolën partizane brenda një nate

Arkiva, Dossier
partia.jpg



Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka publikuar një foto të viteve të luftës që sipas tij i përket historisë së 68 vajzave që dolën partizane brenda një nate. Nuk dihet sot nëse kjo ngjarje është një “legjendë” e kohës së komunizmit dhe as për rrethanat e saj. Subashi thotë se “Akti sublim i 68 vajzave partizane, që lanë vatrën familjare dhe dolën në mal brenda një nate është një simbolikë që nuk duhet të lihet pa vlerësuar dhe më e pakta është përkujtimi i saj. Historia është vlerë dhe ne e kemi të mbushur atë plot me data e ngjarje, të cilat kurrësesi nuk duhet t'i lëmë në harresë. Nderim dhe respekt! #Historia #VleraEKombit”