• |
ide | kryesore

Hysaj debuton me fitore, një barazim për Taulantin

Arkiva, Sport
ElseidHysaj-780x439.jpg



Napoli e ka nisur me fitore fazën grupore të Ligës së Kampionëve duke përmbysur Dynamo Kyivin në kuadër të Grupit B.
 
Denis Garmash shënoi për ukrainasit, por me dy gola të Arkadiusz Milik, italianët e fituan ndeshjen.
 
Në këtë sfidë nga minuta e parë u angazhua mbrojtësi i krahut, Elseid Hysaj, duke hedhur poshtë dyshimet se trajneri ka vendosur ta mbajë në bankën rezervë.
 
Nga ana tjetër, Baseli ka luajtur baras (1-1) ndaj Ludogorets Razgrad në kuadër të Grupit A.
 
Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka, e nisi ndeshjen nga minuta e parë.