• |
ide | kryesore

Ish-futbollisti i Bayernit do ta braktisë Austrinë për Kosovën?

Arkiva, Sport
YlliSallahi-780x439.jpg



Ylli Sallahi është njëri prej futbollistëve që mund ta lë Përfaqësuesen U-21 të Austrisë për t’iu bashkuar Përfaqësueses A të Kosovës.
 
“Përfaqësuesja e Austrisë është në rrezik. Lojtari i ekipit U-21, Ylli Sallahi mund të vendosë të luajë për Kosovën. Futbollisti i Karlsruhe ka vendosur kontakte me FFK-në”, ka shkruar portali austriak, sportnet.at, përcjell Zëri.
 
Sallahi e kishte zgjedhur Austrinë para Shqipërisë, por tash gjërat mund të ndryshojnë, pasi ai mund ta zgjedhë Kosovën.
 
Përpos futbollistit nga Skenderaj, Austria e ka humbur edhe një lojtar. Bëhet fjalë për Sinan Bytyqin, i cili e la Austrinë U-21 për t’iu bashkuar Kosovës.
 
Mbrojtësi i krahut ka qenë pjesë e Akademisë së Bayern Munichut, ndërsa nga viti 2015 luan te Karlsruher.