• |
ide | kryesore

Njihuni me magjistarët më të rrezikshëm të historisë

Arkiva, Planet
magjistaret_1473813746-392097.jpg



Që prej krijimit të nerëzimit dhe deri në ditët e sotme është folur vazhdimisht për magji dhe magjistare. Më poshtë do të rëndisim disa prej magjistarëve më të famshëm por dhe më të rrezikshëm që kanë ekzistuar që prej krijimit të njerëzimit.
Alice Kyteler
 
Alice Kyteler ka qenë një huazuese e pasur e parave në Irlandë, bashkëshortët e të cilës e kanë pasur shprehi që të vdisnin të rinj dhe t’ia linin pasurinë. Kur bashkëshorti i saj kishte vdekur nga një sëmundje misterioze, fëmijët e tij, thjeshtrit e Alice-s, kishin filluar të dyshonin dhe pasi që ishin nisur hetimet ndaj ishte bërë e ditur që ajo kishte përdorur mallkime ndaj bashkëshortëve të saj, mallkime të cilat i kishin zënë burrat e gjorë. Në vitin 1324 ajo ishte akuzuar për magji, duke u bërë magjistarja e parë e akuzuar në tokën irlandeze. Ajo ishte dënuar me vdekje, mirëpo në mënyrë të çuditshme ishte zhdukur një natë para se të ekzekutohej, për të mos u gjetur kurrë më.
 
Merga Bien
 
Balthasar von Dernbach, princi i Fuldës në Gjemrani, ishte bërë i njohur si një person famëkeq për shtrigat dhe magjistarët, pasi që vazhdimisht i kishte ndjekur, duke thënë se nuk do të ndalej deri në çrrënjosjen e tyre. Më e famshmja nga 250 të dyshuarit për magji, që ishin dënuar nga princi ka qenë Merga Bien, e cila e kishte pranuar në gjyq që kishte bërë marrëdhënie seksuale me djallin. Ajo ishte shtatzënë, mirëpo kjo gjë nuk e kishte penguar ekzekutimin e saj.
 
Magjistarët e Salemit
 
Gjithçka kishte filluar në vitin 1692, kur vajza dhe mbesa e Samuel Parris-it kishin filluar të mos ndiheshin mirë dhe të pësonin sulme të njëpasnjëshme. Kjo ngjarje kishte ndodhur në Salem, koloni e Masaçusetsit. Doktori, që i kishte kontrolluar ato, kishte dalë me vetëm një shpjegim: është punë e djallit. E, për këtë gjë, ishin fajësuar tre persona: një skllav, një lypsar dhe një plakë. Skllavi ka qenë i pari i cili e kishte pranuar që kishin bërë pakt me djallin, duke rrëfyer që kishte shumë të tillë në shoqërinë ku jetonin.