• |
ide | kryesore

Polemika/ A ka Juventus një skuadër për të fituar Ligën e Kampioneve (foto formacioni ideal)

Arkiva, Sport
juvesevillapreview.jpg



Sot në ditën e starrtit të Ligës së Kapioneve ,Massimiliano Allegri mendon se Juventusi i tij nuk është favorit për ta fituar kupën veshllapushe këtë sezon. 

Juventusi është përforcuar gjatë kësaj vere me shumë yje si: Gonzalo Higuainin, Miralem Pjanicin, Dani Alvesin, Mehdi Bentaian, Marko Pjacan e Juan Cuadradon, dhe është vlerësuar si favorit i mundshëm për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon. Por, trajneri i kampionit të Italisë, Massimiliano Allegri nuk mendon kështu.

“Futja në mesin e favoritëve për ta fituar  Ligën e Kampionëve është pak e tepruar. Qëllimi ynë kryesor për këtë sezon është Scudetto – titulli i gjashtë do të na mundësojë për të hyrë histori”, ka deklaruar Allegri

Kurse, portali Goal.com nuk mendon keshtu. Ai ka publikuar formacionin e Juventusit, me të cilin pretendon ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Juventusi sonte do ta luaj ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve ndaj Sevillias në ora 20:45. në kuadër të grupit. "Sevillia kanë ndryshuar stilin e lojës dhe tani janë më të fortë në sulm. Ky takim do të jetë i vështir”, ka theksuar strategu italian gjitmon i kujdesshem.