• |
ide | kryesore

Shitja e Milanit shtyhet sërish

Arkiva, Sport
silviokline-780x439.jpg



Shitja përfundimtare e Milanit pritet të ndodhë në muajin dhjetor dhe jo në nëntor si ishte raportuar më herët.

Konsorciumi kinez, Sino-Europe Sports, ka arritur marrëveshje për ta blerë klubin italian dhe tashmë është arritur marrëveshja bazë.

Në momentin kur pronarët e rinj paguan 85 milionë euro, ishte raportuar se marrëveshja do të finalizohej këtë vit.

Madje ishte caktuar data 5 nëntor kur do të ndodhte shitja e Rossonerëve. Mirëpo, Gazzetta dello Sport tash raporton se gjërat do të finalizohen në javën e parë të dhjetorit.

Presidenti aktual, Silvio Berlusconi, është pajtuar ta shesë klubin, por do të mbajë një post këshilltar te Milani.