• |
ide | kryesore

Veliaj i ka futur qytetarët në kurth

Arkiva, Blog
FB_IMG_1473921165173.jpg



Nga Sokol Shameti / Bllokojnë sheshin "Italia". Bllokojnë sheshin "Nënë Tereza". Ngushtojnë një korsi në çdo rrugë se do rishtrojnë nga e para tubacionet e ujit. Ngushtojnë kryqëzimin e Pallatit me shigjeta. Bllokojnë sheshin Skënderbej. Mbajnë bllokuar unazën e vogël. Dhjetëfishojnë praninë policore në çdo kryqëzim për të dubluar shpesh në mënyrë kontradiktore çdo semafor. E shumëfishojnë kohën që një makinë mund të lëvizë nga pika A në pikën B. Shumëfishojnë shpenzimet në karburant, amortizim e aksidente. E bëjnë të pamundur sjelljen normale të kujtdo që ia do puna të lëvizë me automjet. Më pas janë gjithmonë aty të gatshëm dhe me një gëzim të lig për të ndëshkuar rëndë çdo sjellje jonormale të shkaktuar po prej tyre në këtë qytet që e kanë kthyer në një grackë të qëllimshme. Shkatërrojnë nervat e një qyteti të tërë të vendosur në pozicion shah-mat. Dhe pastaj kanë kurajon të kërkojnë respektim të rregullave. Urdhëro???



5 Comments

  1. Autori ka shume te drejte

    Nder te paktat artikuj me vlere qe kam lexuar keto kohe. Cdo verejtje qendron. Po ja nxijne jeten njerezve ne kete qytet…

  2. Mire e ke ti vllai po cti
    Mire e ke ti vllai po cti bejme popullit majtisto komunist te tiranes qe e votoi masivisht kete plehun zarin e rames un them ai duhet te bllokoje edhe unazen tia marre frymen ketij pis mileti ne nji ane te shtrij ajolen ne anen tjeter mamin kurse vete te ulet siper shpates se skenderbeut skeni pare gje akoma…..

  3. petritshyti@live,it
    Eriona dhe tutori i tij Shoku Rama mesa duket e kane kuptuar qe ne zgjedhjet
    e vitit 2017 kane shume pak shpresa per te dale force e pare e per te krijuar
    te vetem qeverine,keshtu qe po mundohen te bejne meximumin e shpenzimeve per dy arsye:
    E para per te vjedhur sa me shume dhe
    E dyta per te fituar nje kredo politike duke pretenduar se do fitje nje mandat te dyte
    por me e rendesishme eshte vjedhja
    VDEKJE KOMUNISTEVE

  4. presion

    Nuk eshte pune komunistes te djathte e te majte…Rama betonizoi dhe beri me keq akoma, Basha nuk beri absolutisht asgje..Ne kemi vene ne krye njehere Ramen e Tosit, Bashen e Berishes dhe Veliajn e Rames…Fajin e kemi vete…