• |
ide | kryesore

E rrallë/ Nga një i paralizuar në lojtar të Seria A (VIDEO)

Arkiva, Sport
je-sdsd.jpg



Fabio Piscane nuk ka mundur ti përmbajë lotët ndrësa flet për rikthimin e tij në futboll. 30-vjeçari ka realizuar ëndrrën duke luajtur në Serie A për Cagliarin. Pak kohë më parë ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë që e ka mbajtur të palëvizshëm dhe në gjendje kome. Piscane dje është paraqitur në fitore 3:0 të Cagliarit ndaj Atalantës së Etrit Berishës.

“Në mëngjes jam zgjuar prej gjumi dhe kam parë që nuk po mundem ta lëvizë dorën. Kam pasur një sëmundje që e sulmon sistemin nervor dhe për shumë muaj kam qenë i paralizuar. Isha gjithashtu edhe në koma. Sidoqoftë, me ndihmën e zotit ia arrita ta mund sëmundjen dhe ta plotësojë ëndrrën time”, – ka deklaruar Pisacane për gazetarët me lot në sy, përcjell lajmi.net.