• |
ide | kryesore

Lorik Cana merr një ofertë nga skuadra italiane

Arkiva, Sport
lll.jpg



Ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana nuk i mungojnë ofertat, edhe nga klube me emër të cilat luajnë në kampionate të forta.

Sipas mediave italiane, ndonëse lojtari ka disa muaj larg fushave të blerta, për të ka filluar të interesohet konkretisht një skuadër e Serisë A, në të cilën ai mund të gjejë disa bashkëkombës të tij.

Bëhet fjalë për Peskarën, klub i cili ka probleme në prapavijë për shkak dëmtimesh të ndryshme e si rrjedhojë i duhen sa më parë përforcime për të përballuar këtë sezon, pa pritur merkaton e janarit. Për këtë arsye, po vëzhgohet me interes tregu i lojtarëve me parametër zero.

Zërat për mbrojtësin shqiptar dhe interesimin e Peskarës u përhapën që në fillimin e këtij muaji. Por fakti që ato janë kthyer në ditën e fundit, mund të jetë një sinjal se diçka po lëviz drejt një marrëveshje të mundshme, shkruan Panoramasport.

Informacionet për Canën te Peskara nuk mungojnë, pasi në radhët e kësaj skuadre ka disa shqiptarë, duke filluar nga kapiteni Ledian Memushaj, për të vazhduar me Rei Manajn e të riun Leonardo Maloku.