• |
ide | kryesore

Schumacher nuk ecën, madje nuk qëndron dot as ulur

Arkiva, Sport
shum.jpg



Avokati i Michael Schumacher kanë thënë se ish-kampioni i Formulës 1 nuk është në gjendje të ecë edhe pse kanë kaluar 3 vite nga aksidenti i rëndë me ski që pësoi në alpet franceze. Felix Damm foli në një gjykatë gjermane në emër të familjes Schumacher, që ka paditur një revistë mbi një artikull ku shkruhej se 47-vjeçari mund të ecte sërish. Damm tha se Schumacher “nuk mund të ecë” dhe nuk mund të qëndrojë ulur as me ndihmën e fizioterapistëve.

Në artikullin e revistës “Bunte” citohej një mik i Schumacher, i cili thonte: “Michael është shumë i dobët. Por, mund të ecë me ndihmën e specialistëve që po e ndjekin. I bën disa hapa dhe mund të ngrejë njërën dorë”. Pas këtij artikulli, menaxherja e ish-pilotit të Ferrarit, Sabine Kehm thonte se “spekulime të tilla i japin shpresa të rreme shumë personave që e duan” shkruan Top Channel.