• |
ide | kryesore

Teoritë konspirative/Arkani ende gjallë vazhdon jeton me Cecan (Foto)

Arkiva, Planet
aaa_1474261946-4410999.png



Krimineli i njohur serb Zheljko Razhnjatovic ende ngërthen një mister.
Shumë teori konspirative bëjnë të dyshohet se Arkani mund të jetë ende gjallë diku, dhe se vdekja e tij mund të ketë qenë vetëm një sajesë.
Vdekja e tij në vitin 2000 ishte shumë e mistershme dhe ende sot mbetet enigmë se si është e mundur që bashkëshortja e tij Ceca nuk kishte lejuar që ta shikonte askush trupin e pa jetë, madje as fëmijët.
Shumë teori konspirative bëjnë të dyshohet se ai mund të jetë ende gjallë diku, dhe se vdekja e tij mund të ketë qenë vetëm një sajesë.
Dyshimet e tepërta i rrisin disa fotografi të realizuara në një nga koncertet e këngëtares Ceca, të mbajtur në “Top Hill” në Budva të Malit të Zi, me datë 14 gusht të këtij viti, të cilat shfaqin një person i cili në dukje ngjason tmerrësisht me kriminelin e njohur.

Në fotografitë e siguruara nga portali Telegrafi shihet qartë se një nga personat e pranishëm ngjason aq shumë me të, sa që cilësohet si sozia e Arkanit.

Pak metra larg atij burrit e pranishme ka qenë edhe vajza e këngëtares Ceca, Anastasija Razhnjatovic, gjë që përforcon edhe më tepër dyshimet se Arkani mund të jetë ende gjallë larg syrit të mediave, por gjithnjë afër familjarëve në mënyrë diskrete.

I çuditshëm vazhdon të jetë fakti se Ceca për 16 vite pas ‘vdekjes’ së ish-bashkëshortit nuk është parë asnjëherë në shoqërinë e ndonjë mashkulli tjetër, apo të ketë qenë në ndonjë lidhje dashurie.