• |
ide | kryesore

“Fatkeqësisht nuk kam dashnor me X6-a”, aktorja shqiptare tregon të vërtetën e “jetës luksoze”

Arkiva, Paparazzi
foto.jpg



Eliona Pitarka, dikur prezantuese e lajmeve pa të brendshme në “Tv Zjarr” ka reaguar për akuzat në lidhje me jetën luksoze. Bukuroshja e cila së fundi është parë në rolin e aktores tek “Apartamenti 2XL” tregon të vërtetën e saj përmes një reagimi në IG, ku pozon në një stacion autobuzi.

“Doja te beja nje sqarim per disa mesazhe qe me kane ardhur ketu ne Instagram qe me kane habitur dhe bere shume pershtypje. Mesazhe te tipit ' Pse hiqesh sikur ben jete luksoze' Me falni po kur e kam bere kete gje ? 

Ne cilin nga postimet e mia ketu ne Instagram e kam treguar kete gje ? Nuk kam postuar ndonjehere foto te rrobave dhe cmimeve te shtrenjta ( se si kam ) Perkundrazi nje nga postimet e mia ka qene ku kam treguar qe kam blere nje fustan me ulje 9 mije lek te vjetra! Gjate gjithe veres nuk kam asnje postim duke bere pushime ne Dubai ose nga Folie Marine duke u lag me shampanje e as nga ballkoni i hotelit Santa Quaranta ne Sarande ! 

Jam rritur nga nje familje me ekonomi mesatare ku gjeja me e rendesishme qe me kane mesuar eshte dinjiteti dhe respekti per veten! Ps: Po ketu jam ne nje stacion autobusi , ku edhe mund te me shikoni ose takoni ndonjehere ,se fatkeqesisht nuk kam dashnor me x6 qe te me shetisi neper Tirane! Peace and love,”-shkruna Eliona në Instagram.

Këto fjalë të Elionës bëhen më të besueshme po të kujtojmë disa foto të saj disa javë më parë ku shfaqej duke “gërmuar” në tregun e veshjeve të përdorura.