• |
ide | kryesore

Flet Strakosha: Emocionet e mia në “San Siro”, babai ishte shumë i stresuar

Arkiva, Sport
strako.jpeg



Ka qenë një përzjerje emocionesh mes hidhërimit dhe sodisfaksionit ajo që ka ndier shqiptari Thomas Strakosha menjëherë pas fërshëllimës së trefishtë në San Siro. Milan mundi Lacion në debutimin e tij në Seria A. Emocionet e tij ai i ka rrëfyer në mikrofonin e “Lazio Style Channel”.

“Jam i kënaqur për debutimin, por sot ka vlerë rezultati dhe sigurisht që nuk jam i lumtur. Falënderoj trajnerin dhe kompaninë që patën besim te unë. Një ndeshje me shumë emocione, por kur humbet nuk të mbetet asgjë e mirë. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të shohim përpara. Kemi një trajner që ka shumë dëshirë, kemi gabuar shumë, por jemi një skuadër e madhe. Fola me familjen time përpara ndeshjes dhe ishin shumë të lumtur. Babai im ishte më i stresuar se kur luante vetë. Pjesa ime më e vështirë. Ajo me kokë. Jamë i kënaqur për debutimin, por i zhgënjyer për rezultatin” – thotë Strakosha, citon lapsi.al.

Portieri shqiptar foli edhe për gazetarët e pranishëm në zonën “mix”.

“Më vjen keq për humbjen, nuk e prisja. Për daljen time të parë në fushë prisja një rezultat më të mirë. Do të ecim përpara dhe të shohim nga ndeshja e radhës. Jam i kënaqur që shoqëria më konfirmoi. Jam i lumtur që luajta sonte. Unë mendoj vetëm të punoj dhe të bëj më të mirën./lapsi.al/