• |
ide | kryesore

Majlinda Bregu nën ndikimin e Edi Ramës apo Milan Kunderës? (VIDEO)

Arkiva, Syri i Lapsit
sfsdd.JPG



Kryeministri Edi Rama e ka nisur dje fjalimin e tij gjatë vendosjes së murit të memories për policët e rënë, në ambientet e rikonstruktuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme duke cituar fillimisht filozofin Albert Kamy dhe më pas shkrimtarin çek Milan Kundera.
 
“Armiku më i madh i policisë nuk është krimi por harresa”, tha Rama, duke cituar Kunderën.
 
Por “Lolita” zbulon se Kundera nuk qenka vetëm shkrimtari i preferuar i kryeministrit, por edhe i deputetes demokrate Majlinda Bregu. Në një emision televiziv pak ditë më parë edhe Bregu ka cituar Kunderën. “Të tjerët gjejnë tek ne atë që e humbasim vetë”, tha ajo.
 
Por përbri videos së publikuar, faqja në facebook “Lolita” shkruan një tjetër shprehje të shkrimtari çek: “Kur flet zemra, mendjes i duket e pahijshme të kundërshtojë”./bw