• |
ide | kryesore

Pasi humbi lokalin, Rovena Dilo nuk dorëzohet

Arkiva, Paparazzi
rovi rudi.jpg



Ndonëse këtë pranverë pronarët e rinj të tokës e nxorrën përfundimisht jashtë lokalit të saj ikonë në Bllok, këngëtarja Rovena Dilo po planifikon ta rihapë biznesin në një tjetër zonë të Tiranës.

E ftuar në emisionin “Rudina”, këngëtarja rrëfeu se së bashku me të vëllanë, ata janë gati për punë 10 ditësh apo dy javësh, të inagurojnë ambientin e ri që lokalizohet tek Rruga e Elbasanit.

“Do të jetë një mjedis me dru e gurë. I ngrohtë, me lulishte e lodra për fëmijë” – shpjegoi Dilo në studion e Rudina Magjistarit, duke thënë se lokali nuk do të quhet më Rovena.

Nga ana tjetër, Rovena Dilo u duk e palëkundur sa i takon padrejtësisë që ajo pretendon se iu bë me lokalin në Bllok. Këngëtarja shprehu besimin që, pas ndryshimeve në Kushtetutë, me reformën në drejtësi, ajo do ta fitojë çështjen gjyqësore ndaj personave që i morën lokalin. “Shqipëria nuk mund të ekzistojë pa drejtësi”, tha ajo.