• |
ide | kryesore

Ylli Manjani më sportiv seç duhet, ministri zbulon barkun tek “Rudina”

Arkiva, Paparazzi
IMG_6511.JPG



Gjithë komplimenta e priti në studion e programit të saj Rudina Magjistari të ftuarin e sotëm. Ylli Manjani duket se e suprizoi jo vetëm prezantuesen me veshjen e tij.

Teksa u akomoduan në këndin me kolltuqe, Rudina vlerësoi ministrin e Drejtësisë për “guximin”, i cili ndryshe nga e zakonshmja e punës së tij si zyrtar, erdhi në emision i veshur me jeans-e dhe këmishë sportive.

Por, ndoshta stili që përdor rrallë, ndryshe nga përditshmëria me kostum e kravatë, duket se e “tradhëtoi” ministrin Manjani. Me t’u ulur në kulltuk, ai pësoi një “incident” me veshjen.

Pavarësisht se mundohej të mbulonte barkun me duar, Ylli Manjani shfaqi në ekran një “vrimë” mes komçash ku siç shihet, ai nuk mban veshur as kanatjere.