• |
ide | kryesore

Bashkia e Romës i thotë jo organizimit të Olimpiadës 2024

Arkiva, Sport
Virginia-Raggi-1.jpg



Ka ardhur nje jo zyrtare per organizimin ne Rome te Olimpiades 2024. “Eshte e papergjegjshme t’i thuash po kesaj kandidature”, ka deklaruar kryetarja e bashkise se kryeqytetit, Virginia Raggi.

“Nuk kemi ndryshuar mendim, pasi nuk duam qe te hipotekojme te ardhmen e Romes. Me kete Olimpiade do te shtohen te tjera detyrime per romanet: parate qe do shpenzohen jane te romaneve, kete nuk duhet ta harrojme”, ka sqaruar Raggi ne nje konference shtypi. “Prandaj themi qe nuk e pranojme kete Olimpiade”.

“Ne po paguajme ende borxhet e Olimpiades se 1960. Jemi duke paguar ende per Boterorin  ’90”, theksoi ajo.

“Olimpiadat nuk i sherbejne qytetareve. Ne jemi per sportin, por jo per kete Olimpiade”, ka deklaruar Raggi./ATA/