• |
ide | kryesore

Juventusi shpall shifrat rekorde të përfitimeve

Arkiva, Sport
juves-780x439.jpg



Juventusi e ka konfirmuar se për sezonin 2015-16 ka thyer rekord financiar në përfitime.
 
Sipas një deklarate të lëshuar nga bordi i drejtorëve të premten Juventusi si klubi ka arritur të ardhurat prej 387. 9 milionë euro.
 
Këtë vit ka edhe 4.1 milionë euro fitim në operativ që është 1.8 milionë euro më i lartë se në periudhën e mëparshme.
 
“Viti financiar 2015/2016 ka konfirmuar trendin e përmirësimit në vitet e fundit: për të dytin vit radhazi, menaxhimi mbyllet me fitim”.
 
“Bordi i drejtorëve ka miratuar projektbuxhetin për vitin financiar që përfundoi më 30 qershor 2016, ndërsa 4.1 milionë euro dhe do të ndahen për rezerva [të klubit]”, thuhet në komunikatën e Juventusit.