• |
ide | kryesore

Jennifer Aniston: E dija që Angelina nuk ishte e duhura për Brad Pitt

Arkiva, Paparazzi
anggg.jpg



Për vite është përfolur – dhe mohuar me bindje – se romanca e Brad Pitt me Angelina Jolie nisi kur ai ishte ende në një lidhje ne Jennifer Aniston. Dhe tanimë raportimet thonë se ish ylli i “Friends” kurrë nuk e besonte se aktorja ishte e duhura për Brad.

“Gjatë dhimbjes që Jennifer përjetoi kur u nda nga Brad gjithmonë e ndjente se Angelina nuk ishte për të. Ajo gjithmonë mendonte se Jolie ishte shumë e ndërlikuar për të pasi e sheh Brad si një burrë të thjeshtë por me një punë të profili të lartë. Pavarësisht çfarë Angelina mund të thotë, të gjithë mendojnë se ajo i vodhi bashkëshortin Jennifer. Ata e quajnë ende “hajdute dhëndri” – është shprehur një burim për “The Mirror”.