• |
ide | kryesore

VIDEO/ Clinton: Jam mirë me shëndet! (…por a ka një problem me sytë e saj)

Arkiva, Planet
hillary-eyes-575x490.jpg



Hillary Clinton ka përjashtuar në mënyrë kategorike se ka nevojë të marrë një test neurologjie pas pyetjes në një television në Florida për rrezikun e ngritur për çmenduri apo Alzheimer.

“Nuk ka nevojë për këtë” – tha Clinton gjatë intervistës. “Më vjen shumë keq që u sëmura  me pneumoni, por tani jam shumë mirë”.

Në fillim ajo bëri shaka kur ajo u pyet nëse ajo do ti nënshtrohej disa testeve neurologjike për shkak të moshës. Clinton ka thënë se i plotëson të gjitha parametrat shëndetësorë që duhet të ketë një president i SHBA-ve. Ajo nuk i ka lënë akuzat për rivalin e saj, Donald Trump.

“Më duhet të them se kundërshtari im nuk e ka plotësuar këtë standard. Unë jam shumë e lumtur që shëndeti im është në gjendjen më të mirë dhe kjo është reflektuar edhe në media. Unë jam fizikisht, mendërisht e shëndetshme dhe e aftë për të qenë president”.

Clinton nuk e përmendi, por i ati i Trump, Fred, vuante nga Alzheimer , edhe pse informacioni mjekësor i Trump nuk e ka përmendur.

Gjatë një fushatë te së hënës sytë e saj lëvizin shpejt nga njëra anë në tjetrën duke u konsideruar nga mediat si  “diçka nuk shkon me pamjen e saj”.