• |
ide | kryesore

Ermali nxjerr qesen e hashashit në emision, Berisha: “Do e pësosh si Eni Vasili”

Arkiva, Paparazzi
IMG_6691.JPG



Tema e ditës, muajit e ndoshta e vitit, Kanabisi, nuk i ka shpëtuar as Ermal Mamaqit në emisionin e tij të ri. Papritur, teksa zhvillonte një intervistë me ish-kryeministrin Berisha, aktori i humorit nxorri një qese të madhe me “bar” por Sali Berisha duket se ia preu hovin. “Kujdes Ermal se do na sjellësh policinë këtu, do e pësosh si Eni Vasili”.

Vetëm pak kohë më parë, gazetares Eni Vasili iu sekuestrua një degë e njomë hashashi të cilën prezantuesja e kishte marrë si ilustruese të temës së saj të emisionit. Policia mësyu në studiot e News 24 për të sekuestruar degën, duke e lënë Enin pa gjethe.