• |
ide | kryesore

Ermali tallet me çunat e “Fiks Fare”, nis emisionin me një puthje në buzë

Arkiva, Paparazzi
IMG_6689.PNG



Ermal Mamaqi e nisi spaktaklin e tij në TV Klan duke ironizuar portalet, por më shumë se me mediat, komiku i njohur duket se u tall me vëmendjen që kërkuan dy prezantuesit e “Fiks Fare”. “Unë dua të bëj një skandal, ka ndonjë burrë që do të më puthë”, provoi Ermali fatin, duke ftuar spektatorët sepse “duhet një skandal që sot të dalim në të gjitha portalet”.

Natyrisht që askush nga salla nuk mori mëndjen e Mamaqit derisa në studio u shfaq surprizë Eni Koçi. As me këngëtaren nuk arriti të “bëj gjë” prezantuesi i “Xing me Ermalin” pasi në momentin final, motra e madhe Koçi ndërhyri duke mos e lënë puthjen të finalizohet.

Sërish në kërkim të famës, ashtu sikurse u komentuan masivisht Devisi dhe Doriani i “Fiks Fare”, Ermal Mamaqi nuk hoqi dorë nga “skandali” për të puthur në buzë ndonjë.

Më në fund, Ermali u puth me bashkëshorten e tij, Amin, duke rënë kështu në “kurthin” e portaleve.