• |
ide | kryesore

Dritëhijet e Strakoshës te Lazio/ Analiza dhe nota e mediave italiane

Arkiva, Sport
strako.jpg



Dritëhije në daljet bosh të tij, por edhe mjaft i saktë në goditjet e drejtpërdrejta. Ky ishte përkufizimi i gazetarëve italianë për shqiptarin Thomas Strakosha që u rikthye në portë si titullar te Lazio pas debutimit të një jave më parë në San Siro. Në fund të ndeshjes me Empolin që kryeqytetasit e fituan 2-0 shqiptari ka komentuar eksperiencën në “Lazio Style Channel”

“Fituam sot dhe unë mund të qesh! Vuajtëm pak në pjesën e dytë, por ajo që ka rëndësi janë 3 pikët. Goli i Luliç na qetësoi. Në pjesën e dytë ishim pak të lodhur. E dimë të gjithë se jemi një skuadër e mirë, si ne edhe trajneri. Tani jam më i motivuar në stërvitje. Ndeshjen e përgatitëm mirë dhe e fituam. Stefan de Vrij? Më jep siguri, por edhe lojtarët e tjerë në mbrojtje. Unë mund të rri i qetë në portë sepse ka mjaft mbrojtësa të mirë përpara meje”.   

Portieri shqiptar ka bërë edhe shaka.

“Nëse intervista ime solli fat pas javës së kaluar, do të jap një intervistë çdo javë”.  

Strakosha është pyetur edhe nga gazetarët e tjerë në “mix zone”.

“Sot ishte e rëndësishme që të fitonim. Jam i kënaqur për paraqitjen, por më shumë për rezultatin. Kam gjithmonë mbështetjen e trajnerit. Për këtë takim pata më shumë kohë të përqëndrohesha. Marchetti më ka dhënë shumë këshilla dhe më ka qëndruar shumë pranë duke më këshilluar të jem i qetë. Do ta takoj kur të kthehem në shtëpi. Tashmë është herët”.

Nota nga mediat italiane për Strakoshën: 6.5

E “thyeu akullin” në rastin e Pucciarelli, i zoti dhe me fat në tentativën e Gilardino. Ish-lojtari Fiorentina gabon vetëm një rast në 10-të në atë pozicion. Thomas e ka fituar bastin. Ka ende emocione. Del keq në një goditje këndi në fund të pjesës së parë, por për fat pa pasoja. Doli keq edhe në një rast në pjesën e dytë në një kros të Empoli. Kërkoi falje. Edhe kjo na duhej.  Rrezikoi edhe në gjysme roveshatën e Pucciarelli. Megjithatë paraqitje e mirë./pergatiti lapsi.al/