Kryetarja në ikje e të rinjve socialistë duket se po e zyrtarizon lidhjen e saj me ish anëtarin e Mjaft, Leart Kola. 25-vjeçarja së cilës me vështirësi i gjeje ndonjë foto nën shoqërinë e të dashurit të saj, kohët e fundit ka nisur të çkompleksohet.
Joleza Koka ka ndarë me ndjekësit e saj një moment intim teksa gjendet në krahët e të dashurit. Mes puthjeve e përqafimeve, ajo duket më se e lumtur.