• |
ide | kryesore

Pasi fryu buzët dhe rregulloi hundën, Roza Lati: Mami më nxit të zmadhoj gjoksin

Arkiva, Paparazzi
28a10d1fd82c0334f7dc0e51c5977bfc.jpg



Roza Lati, vajza e vetme e aktores së humorit Rita Lati, njihet për natyrën e saj të drejtëpërdrejtë e pa komplekse. Ndryshe nga shumë personazhe të cilët ndonëse kanë bërë dukshëm ndërhyrje plastike, vajza e aktores së humorit nuk i ka mohuar fryrjen e buzëve dhe rregullimin e hundës.

Për më tepër, pak javë më pare teksa kreu operacionin në hundë, Roza e tregoi për publikun të gjithë procesin, që nga takimi me mjekun deri në fazën e fundit, me fashë në hundë. Megjithatë, sërish është ndeshur me reagime të ndryshme: “Komentet nuk ndalën dhe u përqëndruan te gjoksi im. Shumë më pyesnin ‘pse nuk bën gjoksin’, ‘e ke gjoksin e vogël’, por unë jam shumë mirë me veten time” – rrëfen Roza në intervistën e fundit për “Oktapod”, duke shtuar se edhe e ëma, Rita Lati, është ajo që e nxit vazhdimisht për ndërhyrjet: “Unë të isha në vend tënd nuk do rrija as pa taka, as pa cica…. Por them si nuk më bëri mami si vetja?” – duke nxjerrë në pah diferencën që ka me Ritën në numrin e gjoksit.