• |
ide | kryesore

Post-derbi/ Repika mes trajnerëve Sormani dhe Daja

Arkiva, Sport
adolfo daja.JPG



Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, deklaroi pas derbit se të kuqtë meritonin të fitonin për atë që dhanë në fushë.

“Kemi krijuar edhe në ndeshjet e tjera. Problem mbetet finalizimi sepse krijojmë shumë. Më vjen keq sepse meritonim ta mbyllnim ndeshjen. Ishte takimi i bukur, me grintë  dhe shumë emocione. Në pjesën e parë nuk ishin në nivelin që kërkonim, ndoshta ndikoi nervozizmi. I dhamë mundësi Tiranës që të nisej rrezikshëm në kundërsulm. Ishte një ndeshje që e kemi dominuar, sepse ata kanë goditur vetëm dy herë në portë".

Sormani mbështetet te statistikat e ndeshjes për të thënë se mungesën e golit është thjesht një problem psikologjik.

“Kemi gjuajtur 13 herë kemi bërë dy shtylla, golat në këto momente nuk po vijnë. Kemi shumë lojtarë që i afrohen zonës dhe tentojnë portën si Batha, Torrasa apo Bardhi pra kemi shumë elementë që mund të shënojnë. Thjesht duhet të zhbllokohemi psikologjikisht për t’u shpërblyer për punën tonë. I mirëkuptoj kritikat për mungesën e golit për asnjë nuk flet që Partizani nuk ka pësuar asnjë gol.”

Ndërsa trajneri i Tiranës, Ilir Daja, e ka cilësuar barazimin në derbi si rezultatin më të drejtë të kësaj sfide, duke vënë në pah emrat e katër futbollistëve të cilët sipas tij shkëlqyen në këtë sfidë me fanellën bardheblu.

“Në pjesën e parë kemi bërë një lojë shumë të mirë në të dy fazat e lojës. Kemi mbajtur kundërshtarin nën presion, nuk e lamë të ndërtojë. Kishim edhe situata para porte që nuk i shfrytëzuam. Ky ishte element që besoj se pse ky derbi shkoi drejt barazimit, edhe pse kishim ardhur për të fituar. Me atë që prodhuan ekipet, barazimi ishte rezultati më i drejtë. Ne dominuan pjesën e parë, në të dytën ata”, – tha Daja për “SuperSport” pas përfundimit të sfidës.

I ngacmuar rreth mungesës së fitoreve të Tiranës në takime të tilla prej 10 ndeshjesh radhazi, trajneri nuk ngurroi të thumbonte rivalët.

Ndër këto 10 ndeshje, 6 nuk i ka fituar as Partizani, janë ndarë në barazim. Në një edicion të mirë mund t’i barazosh këto katër derbi që ka diferencë Partizani në dy vitet e fundit. Po ajo diferenca me tituj me Tiranën do t’i duhen edhe 24 vite të tjera për t’iu afruar Partizanit. Për tifozët është bonus të fitosh derbin, por ajo që duhet pikë së pari si pikësynim për një ekip si Tirana apo ekipet me traditë, është fitimi i kampionatit” – e mbyll Daja.