• |
ide | kryesore

Shfaqet Arvizu, i kërkon Ardit Gjebreas t’i plotësojë një dëshirë

Arkiva, Paparazzi
IMG_6728.PNG



Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili u largua nga vendi ynë në fillim të vitit 2015, është shfaqur këtë të dielë surprizë në studion e Gjebreas në Klan.

Alexander Arvizu i cili është komentuar dhe në të shkuarën për dashamirësinë ndaj artistëve shqiptarë ishte i ftuar në fashën dedikuar festivalit “Kënga Magjike”.

Më shumë se kujtimet me këngëtarët si Rovena Dilo apo Rosela Gjylbegu për të cilën tha se e kanë si njeri të shtëpisë, ish-ambasadori duket se i çuditi të gjithë kur gati seriozisht i kërkoi producentit të “Këngës Magjike”, t’i realizonte një “ëndërr”.
“Do të dëshiroja të merrja pjesë tek “Kënga Magjike”. Unë nuk kam zë. Megjithatë shpresoj për çmimin “Magjia e Parë.” – tha Alexander Arvizu i cili gjithashtu habiti publikun me njohuritë që kishte për këtë event të muzikës shqiptare.