• |
ide | kryesore

Përplasje e fortë në “Dance With Me”, tërbohet Robert Aliaj del kundër të gjithëve

Arkiva, Paparazzi
IMG_6744.PNG



Interpretimi i çiftit Arnita Beqiraj – Besmir Bitraku duket se nxehu gjakrat këtë të hënë në “DWM” kur pas Tangos në skenë, anëtari i jurisë Robert Aliaj iu kundërvu kërcimit të tyre duke e shumëzuar me zero.

Teksa Aliaj shpjegonte teorinë e tij mbi “mungesën e shpirtit” në performancën në fjalë dhe kryesisht pakënaqësinë kundrejt aktorit, prezantuesja Alketa Vejsiu deshi të çtensionojë situatën dhe thirri në ndihmë shef Renato Mekollin. Mirë po, në vend që të qetësohej me muzikë greke, Robert Aliaj u çmend më keq!

Me të mbaruar Renato këngën, Robert Aliaj shpërtheu kundër kësaj kënge dhe muzikës greke që interpretohet në një televizion shqiptar. “Ndryshe nga grekët që janë me identitet, mua më vjen keq që ne s’kemi identitet si shqiptarë. Një koleg imi në Greqi nuk do fliste shqip atje. Mos këndoni greqisht”, ishte revolta e kantautorit Aliaj drejtuar producentëve të spektaklit por që sigurisht, ndeshi në kundërshtimin e të gjithëve.