• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni këngën që tifozët e Arsenal i kanë ngritur Xhakës

Arkiva, Sport
xhaa_1474901265-5056005.jpg



Mesfushori shqiptar Granit Xhaka është duke u pëlqyer shumë nga tifozët e Arsenalit. Për një kohë shumë të shkurtër, ai ka arritur të bëhet i preferuari i fansave të ‘Topçinjve’, të cilët i kanë kushtuar tani një këngë, përcjell Gazeta Express. Xhaka shënoi dy gola të mrekullueshëm nga rreth 30 metra kundër Hull Cityt dhe Nottingham Forestit, duke i treguar kështu Arsene Ëenger se meriton më shumë minuta, pasi momentalisht nuk është startues i padiskutueshëm te Arsenali. Video ku fansat i këndojnë Granit Xhakës, është shpërndarë në Facebook prej këtij të fundit, i cili i falënderon tifozët. “Këngë e mrekullueshme. Fansa fantastik, faleminderit për mbështetjen. Graniti juaj”, – ka shkruar Xhaka.

Teksti i këngës është:

“Është vetëm një Granit Xhaka,

Një Granit Xhaka

Përkrah të cilit ecim

Dhe këndojmë një këngë

Ecim në botën e ëndrrave të Xhakës”.

Kënga në anglisht ka këtë tekst:

"There’s only one Granit Xhaka

One Granit Xhaka

Walking along

Singing a song

Walking in a Xhaka Wonderland"