• |
ide | kryesore

Zbulohet miliarderi i Bleonës

Arkiva, Paparazzi
BLEONA AAA.jpg



Diçka e madhe po vjen nga Bleona dhe kësaj rradhe, në mos ndonjë “shashkë” të cilave ia shohim shpesh tymin, një gjë e tillë është ZYRTARE! Përmes Instagram, këngëtarja e njohur ka paralajmëruar surprizën e rradhës, që ka të bëjë me një miliarder indian të quajtur Lalit Modi. Në fakt kanë qenë mediat e shtetit të Modit ato që kanë ngritur pikëpyetjet përmes një artikulli, për shkak të një postimi nga vetë miliarderi i cili shfaqet me Bleonën ku shkruan: ‘projekte të mëdha po vijnë’. Nuk dihet se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, por vetë indiani në IG ka vërshuar me komplimente për shqiptaren duke e konsideruar atë si një këngëtare të mrekullueshme, të mbushur plot me jetë.

Modi, mes tjerash i ka premtuar Bleonës se do ta dërgojë atë në nivele të reja, me një axhendë tejet të ngjeshur. Ndryshe, e përditshmja Mid Day Mumbai ka hedhur hipoteza se a do përfshihet India në këto plane të biznesmenit, të cilin e kanë përshkruar si njeri që njihet se është i rrethuar vazhdimisht nga femra të bukura.