• |
ide | kryesore

Digitalb sfidon Ermal Mamaqin, e ka gati zëvendësuesin

Arkiva, Paparazzi
578ae4e9896ac506088c38159a1c7cfb.jpg



Largimi i aktorit të humorit nga ekrani i “T” në Digitalb nuk i la duarkryq drejtuesit e kësaj platforme. Përkundrazi, përveç se nuk e lejuan Ermal Mamaqin të merrte me vete emrin e emisionit, ata e zëvendësuan komikun menjëherë, me një tjetër aktor po aq të suksesshëm.

Emisioni i ri që me sa duket është gati për transmetim ka sjellë nga Amerika aktorin e dikurshëm të “Portokallisë”, Elvis Pupa. I famshëm për rolin e “gabelit” apo në interpretimin në dyshen “Nini dhe Vini”, zëvendësuesi i Ermal Mamaqit ka lajmëruar ndjekësit se së bashku me të, rikthehet edhe partneri i tij, Ervin Bejleri. Aktorët nuk kanë zbuluar detaje për shfaqjen e tyre, por ajo që dihet me siguri është emri i programit i cili tashmë është patentë e “Digitalb”, e që quhet “6 ditë pa Elvisin”.