• |
ide | kryesore

NASA nën akuzë/ Mban të fshehta kontaktet me alienët

Arkiva, Planet
nasa1.jpg



NASA është akuzuar se ka fshehur shenjat e kontakteve me alienët në Europë për dy vite. Dje publikoi se shkencëtarët kanë zbuluar ujë në një nga hënat e Jupiterit dhe se ky është lajm i mirë për zhvillimin e jetës. Dhjetëra mijëra njerëz u bënë gati për të parë njoftimin direkt, por kur u zbulua se NASA e kishte bërë zbulimin dy vite më parë, u ngritën dyshime. NASA deklaroi se i kishin fshehur imazhet nga publiku sepse kishin pritur për të dhëna më të sofistikuara nga teleskopi Hubble, që të mund të zbulonte më shumë detaje. Ata thanë gjithashtu se anija kozmike nuk do ulej në planet sepse kishin frikë mos ndotej. Një numër shkencëtarësh kanë shpjeguar se kjo është një provë e mëtejshme se shenjat e jetës së alienëve janë prezentë në atë botë. Anija kozmike Juno është programuar të vetë-shkatërrohet, pasi të përfundojë misionin e saj në Jupiter dhe në hënat e saj, kështu që të gjitha provat e mundshme nga alienët do fshihen./tvklan.al